Komiteti i biznesit, USAID dhe Keshilli i Larte i Drejtesise kerkuan edhe nje here dje miratimin sa me pare te projektligjit te Gjykates Administrative.
Programi i Shteteve te Bashkuara per ndihmat nderkombetare USAID ka asistuar qeverine ne hartimin e ketij projektligji, miratimi i se ciles do te mundesoje procedura me te shpejta gjyqesore per nje game te gjere problemesh ne marredheniet mes kompanive dhe shtetit apo individeve dhe shtetit, probleme qe aktualisht kerkojne vite te tera sorollatje neper gjykatat ekzistuese.
Politika e te dyja kraheve e ka dhene miratimin paraprak per kete projektligj, por miratimi ne Parlament i tij kerkon votat e 84 deputeteve, ndersa aktualisht vetem 75 deputetet e mazhorances shkojne ne Parlament.
Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ka bere apel per gjetjen e nje dialogu mes dy forcave kryesore politike, te cilat do t’i hapnin rruge reformes ne sistemin gjyqesor dhe miratimin e projektligjit te Gjykates Administrative, “i cili ka mbetur ne sirtaret e Kuvendit”.
“Rrugedalja i takon politikes, e cila duhet te gjeje dialogun. Mungesa e dialogut ben te mundur qe Gjykata Administrative te mos ngrihet ne kohen e duhur. Mungesa e dialogut mban peng reformat ne gjyqesor”, deklaroi Spahiu.
Top Channel