Deputetet do t’i blejne makinat me gjysme cmimi

17/12/2009 09:00

Zyrtaret e larte dhe deputetet, te cilet humben te drejten e perdorimit te nje makine shteterore, do te kene mundesi te blejne keto makina me me pak se 50 per qind te vleres, si dhe do te kene te drejte ta shlyejne makinen me keste pergjate disa viteve dhe me norme interesi zero.

Per me teper, keta zyrtare nuk do te kene nevoje te hyjne ne gare, pasi makina ne shitje do t’u ofrohet perkundrejt cmimit fillestar para se te hidhet ne ankand.

Qeveria miratoi dje nje vendim per nxjerrjen ne shitje te makinave te blera me parate e taksapaguesve gjate viteve te shkuara.

Sipas vendimit, vlera e makines do te percaktohet nga Drejtoria e Doganave duke marre per reference te dhenat nga tregu i Bashkimit Europian, por shumes se vleresimit do t’i zbritet 50 per qind norme amortizimi.

“Vleres se gjendur ne tabele, i zbritet 50% si koeficient amortizimi, per shkak te perdorimit te mjetit ne territorin e Republikes se Shqiperise”, thuhet ne vendimin e djeshem.

Makina do t’i ofrohet perkundrejt kesaj vlere fillimisht zyrtarit qe e ka pasur ne posedim dhe vetem nese ai e refuzon, atehere do te nxirret ne ankand per popullin.

Vleresohet se rreth 3 mije makina do te nxirren ne shitje ne kete menyre.

Vlera e tyre e pergjithshme arrin ne disa dhjetera milione euro.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA