Denohet vrasesi i policeve

17/12/2009 15:30

Ne heshtje te plote, i pandehuri Afrim Hasani ka ndjekur leximin e vendimin nga gjykatesit qe e denoi ate me burgim te perjetshem per nje sere akuzash, me e renda e tyre vrasje per shkak te cilesive te vecanta te policeve Shkelzen Dobrusha dhe Ramadan Hila.

Kryesuesi i trupes gjyqesore e ka deklaruar fajtor 34-vjecarin kuksian edhe per armembjatje pa leje, shkaterrim prone dhe vrasje jo vetem te policeve por edhe te personave qe ishin ne cilesine e kallzuesit ndaj tij mbi nje konflikt te meparshem.

Perplasja mes Afrim Hasanit dhe dy policeve nisi ne mars te 2009, kur i riu nga fshati Petkaj i Shemerise hyn ne nje lokal dhe demton disa objekte.

Pronaret e lokalit denoncojne dhunen tek Dobrusha dhe Hila te cilet perpiqen ta bllokojne 34-vjecarin duke qarkulluar si pasagjer ne nje automjet tjeter.

Gjate kontrollit dy policet konfliktohen me Afrim Hasanaj dhe per kete incident ata informojne edhe sallen operative te policise. Nje jave me pas Afrium Hasanaj me nje arme automatik, hyn ne lokalin ku ndodheshin dy punonjesit e policise dhe qellon mbi ta duke i lene te vrare ne vend.

Gjate shpalljes se vendimit gjykata theksoi se i pandehuri duhet te vuaje denimin ne nje burg te sigurise se larte.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta