Bosnje, operacion anti-droge, 40 ne pranga
17/12/2009 17:10
Policia boshnjake ka arrestuar sot 40 persona te perfshire ne trafikun nderkombetar te lendeve narkotike.
Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave gjate operacionit, i zhvilluar ne pjesen serbe te BeH-se, u sekuestruan edhe dy kilograme droge.
Autoritetet policore lokale kane deklaruar se personat e arrestuar jane anetare te dy organizatave kriminale, te cilat conin droge drejt vendeve te BE-se.
Burimet shtojne me tej se operacioni u shtri ne rajonet e Bjelines, Berckos, Llopares dhe Caplines dhe se nje numer personash te tjere jane shpallur ne kerkim.
Top Channel