Vujanovic: Kosova, do respektojme vendimin e GJND

16/12/2009 15:10

Presidenti malazez Filip Vujanovic ka deklaruar se Mali i Zi do te respektoje vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi Kosoven.

“Do te respektojme vendimin e GJND-se. Nese ai do te jete i prere dhe i qarte do te mbajme nje qendrim te pergjegjshem ndaj tij”, ka pohuar Vujanovic.

I pyetur nga mediat serbe nese Podgorica zyrtare do ta shtyje vendosjen e marredhenieve diplomatike me Prishtinen, Vujanovic ka theksuar se Mali i Zi do te kete parasysh interesat e vendeve fqinje, ne vecanti Serbise.

Top Channel