Policia e Kosoves ka arrestuar 7 persona te dyshuar per perfshirjen ne tragjedine e lumit Tisa, ne te cilen kane humbur jeten 16 persona, 15 prej te cileve ishin qytetare te Kosoves, derisa po benin perpjekje te kalonin kufirin ilegalisht midis Serbise e Hungarise, permes lumit Tisa.

Policia e Kosoves ne bashkepunim me policine e EULEX-it dhe autoritetet e Hungarise dhe Serbise kane zhvilluar hetimet per rastin dhe tani ka arritur te arrestoje 7 persona.

Me heret eshte bere e ditur se disa te dyshuar,  te arrestuar per rastin “Tisa”, jane nga rajonet e Prishtines, Pejes, Gjilanit dhe Mitrovices.

Top Channel