Kreret e institucioneve te Kosoves, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kerkuan qe te mos politizohet procesi zgjedhor dhe te mos kete pretendime ndikuese ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, sa iu perket ankesave dhe parashtresave te partive politike.

Sipas Telegraf, kryeministri Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Krasniqi edhe nje here vleresuan larte procesin e zgjedhjeve lokale ne vend.

Thaçi tha se procesi eshte mbyllur me sukses dhe secila parti duhet ta pranoje vulen qe e ka dhene votuesi gjate dy raundeve te mbajtura te zgjedhjet lokale.

Top Channel