Superliga, Dinamo nuk ndalet

16/12/2009 19:35

Dinamo nuk njeh kundershtar dhe kete e ka treguar edhe ndaj Vllaznise, pasi ka fituar 4-2 ndaj shkodraneve te cilet kete sezon kane ndryshuar objektivat, nga titulli kampion ne qendrim ne Superlige.

Dy gola brenda 8 minutave te para nga Sefa dhe Bakaj, dhane idene se Dinamo e Muces, fitoren e kishte te sigurte dhe luante per rezultat te thelle.

Por ndodhi e kunderta, pasi brenda 3 minutave, shkodranet kane shenuar 2 gola, ne fillim me Rajovic dhe me pas me Beqirin, duke mbyllur ne barazim pjesen e pare.

Fillimi i 45 minuteshit te dyte ishte pasqyre e te pares, pasi eshte serish Dinamo qe shenon dy gola te shpejte me autor Sefen, rezultat qe mbeti i pandryshuar deri ne fund te ndeshjes.

Blute e Muces forcojne pozitat ne vendin e pare me 41 pike, ndersa Vllaznia mbetet ne vendin e 9 me 15 pike.

Apolonia me 10 lojtare ka mundur ne fushen e vet 2-0 Lacin dhe mban perkohesisht vendin e trete ne klasifikim.

Protagonisti i ndeshjes ne Fier ishte Berkic autori i dopjetes per Apolonine. Teuta ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Flamurtarit, fale golit te Dushkut, duke thelluar akoma me shume krizen tek skuadra vlonjate.

Kastrioti ka shkaterruar 4-1 Shkumbinin dhe eshte ngjitur ne vendin e 6 duke zbritur peqinasit nje vend me poshte.

Golat e fitores per ekipit krutan u shenuan dy ne cdo pjese nga Kalari, Abazaj dhe nje dopjete e Pemes.

Ka fituar 2-0 edhe Gramozi ndaj Skenderbeut dhe kane nderruar vendet ne klasifikimin e pergjithshem.

Ekipi nga Erseka eshte ngjitur ne vend te 10 me 15 pike, ndersa Skenderbeu zbret ne te 11-tin me 14 pike.

Top Channel