Republika e Malavit eshte shteti i radhes qe ka vendosur te njohe pavaresine e Kosoves, duke e cuar ne 64 numrin e vendeve te botes qe kane njohur shtetin e ri.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat iu referohen burimeve prane Ministrise se Jashtme te Kosoves.

Sipas ketyre te fundit, ministri i Jashtem Skender Hyseni eshte njoftuar permes nje letre zyrtare per kete vendim te shtetit te Afrikes jugore.

“Me 14 dhjetor 2009, Republika e Malavit ka njohur Republiken e Kosoves si shtet te pavarur dhe sovran”, thuhet ne leter.

Top Channel