Protesta e Yzberishtit, reagojne deputetet e PS-se

16/12/2009 16:30

Deputete socialiste kritikuan sot heshtjen e qeverise lidhur me protestat e banoreve te Yzberishtit ne Tirane, te cilet reagojne per mungesen e energjise elektrike.

Gjithashtu ata kerkuan edhe likudimin e borxheve qe qeveria u ka biznesve te ndertimit, pasi i ka vene ata ne veshiresi duke rrezikuar falimentimin

 “Prej dy ditesh, banore te Yzberishtit, banore te kryeqytetit, jane ne rruge duke protestuar. Protestojne per nje te drejte njerezore, qe Sali Berisha dhe qeveria e tij po ua mohon. Nje te drejte qe ne shekullin e 21, ne mes te Europes vetem Sali Berisha mund ta quaj luks. Banoret e Yzberishtit, prej dy ditesh protestojne per energjine elektrike, jo vetem se ajo u shtrenjtua, por se ajo u mungon. Ne Yzberisht si ne shumicen e zonave rurale, energjia elektrike, qe Sali Berisha e shtrenjtoi serish dje, mungon”, tha deputeti Artan Gace.

Ndersa deputetja e Elbasanit Shega Ligori theksoi se Berisha i ka borxh vetem biznesit te qytetit rreth 100.000 milion leke te rinj per investimet e bera ne shkolla, rruge dhe qe jane te palikujduara vetem sepse ato nuk jane biznese te familjes se tij apo te fallzlliçeve te tij.

“Jane mbi 400 biznese te vegjel qe rrezikojne te mbyllen vetem ne Elbasan, sepse Sali Berisha kerkon t’u marre frymen me taksa te teperta, pasi e ka boshatisur buxhetin e shtetit me taksen qe paguajme te gjithe per paaftesine e tij dhe makuterine e njerezve te tij”, tha Ligori.

Top Channel