Ish te perndjekurit ne diten e 49-te te greves

16/12/2009 08:10

Greves se urise se ish te perndjekurve politike, i shtohet sot edhe nje dite me shume.

Perfaqesuesit e shtetit vazhdojne te mos reagoje ndaj kesaj ngjarjeje, qe ka tronditur opinionin publik. Qetesi, asnje reagim zyrtar nga instancat qeveritare lidhur me plotesimin e kerkesave te ish te perndjekurve politike.

Sipas kritereve te vendosura nga strukturat shteterore, te cilat merren me demshperblimin e ish te perndjekurve, secili prej tyre duhet te dorezojne vertetimin e pafajesise per te marre demshperblimin ligjor ne menyre te menjehershme.

Nga ana tjeter, grevistet thone se i kane dorezuar keto vertetime qe kur kane dale nga burgu ne vitin 1991, dhe se ato dokumente figurojne ne arkivat qeveritare. Sipas tyre, kjo sorollatje eshte e krijuar ne menyre te qellimshme nga shteti, i cili nuk do te marre persiper pergjegjesite qe i takojne. “Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk merr ne konsiderate problemet apo hallet qe kane qytetaret e tij.
Ne cfare vendi tjeter ne bote mund te ndodhe kjo padrejtesi? Ku na ngelet ne te ankohemi apo te kerkojme te drejtat tona”, thekson Gjergj Ndreca, ish i perndjekur politik.

Ai ndodhet per 49 dite me radhe ne greve. Ish te perndjekurit kerkojne mundesi banimi, punesimi, arsimimi per femijet e tyre qe kane qene po ashtu te prekur nga pamundesia ekonomike per t’u shkolluar. Po ashtu ata kerkojne pensione speciale, ndersa nje pjese e ish te burgosurve qe kane probleme shendetesore, si pasoje e viteve te qendrimit ne burg, i kerkojne shtetit edhe kurim falas. Grevistet, jane te bindur se kesaj radhe nuk do te kete me kthim mbrapa. Sot eshte dita e 49-te e protestes se nisur me date 27 tetor te ketij viti.

Lodhja fizike, mosushqyerja, e ka ulur edhe me shume rezistencen e tyre. Tanime kjo situate, sipas tyre, po shnderrohet ne rrezik per jeten. E megjithate, ish te burgosurit politike te sistemit komunist jane te vendosur te mbajne fjalen, duke e vazhduar greven deri ne ditet e fundit te jetes se tyre, nese do te jete e nevojshme. “Jemi ne kushte teper te keqija shendetesore, me duket sikur nuk do marr dot fryme edhe per shume kohe. E megjithate, ne perballje me kete dileme jam i vendosur te vazhdoj te protestoj, nese nuk zgjidhen kerkesat tona. Tani nuk kam me se cfare te humb, te gjitha m’i mori shteti, le te me marre edhe jeten dhe te shpetoj”, thote Gjergji.

Top Channel