Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka pergenjeshtruar lajmet e publikuara se fundmi ne media, se vendi mund te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

“Nuk kemi ne plan zgjedhje te parakohshme”, ka deklaruar Gruevski, i cili ka kritikuar partite e opozites se nuk po kontribuojne aspak ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit kushtetues.

“Opozita jone me veprimet e saj po i vjen ne ndihme Greqise. E pranoj se ne kemi faj, por vetem sepse nuk pranuam te heqim dore nga identiteti kombetar”, ka pohuar Gruevski.

Top Channel