
Kushtet e keqija te motit kane shkaktuar rreshqitje toke ne fshatin Dragu te Komunes Fushe-Bulqize.
Si pasoje, te pakten dy shtepi te fisit Lami nga ky fshat rrezikojne te shemben. Rreshqitja e tokes ka ndodhur para tri diteve dhe ka sjelle shembjen e murit rrethues te njeres prej ketyre shtepive, ne nje gjatesi prej rreth 40 metrash, si dhe eshte demtuar linja e ujesjellesit.
Banoret e dy familjeve jane te frikesuar dhe bejne apel per ndihme. “Kane qene oret e para te dites se diel, pak pas mesnate, kur jemi ngritur nga gjumi te tmerruar, pasi degjuam nje zhurme te forte, e cila kishte ardhur si rezultat i shembjes se murit rrethues te shtepise. Kam shkuar ne komune, ku kam kerkuar nje grup specialistesh, per te percaktuar nese shtepia perben rrezik per te banuar ne te apo jo”, thote Hasan Lami, kryefamiljar i njeres nga shtepite e rrezikuara.
Nderkohe, banoret e dy familjeve, ne mungese te ardhjes se grupit te specialisteve, po i ngrysin ditet nen tmerrin e frikes se shtepite mund te shemben dhe t’i zene brenda.
Top Channel