Bullgari, sekuestrohen 53 kilograme heroine

16/12/2009 15:25

Policia kufitare bullgare ka sekuestruar ne nje tren qe vinte nga Turqia nje sasi lende narkotike prej 53 kilograme heroine.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave agjentet e policise kane arrestuar dy persona, nje shtetas polak dhe nje punonjes te trenit.

Sipas burimeve, droga ishte fshehur poshte sediljes se nje vagoni dhe u zbulua fale nderhyrjes se qeneve te policise.

Bullgaria, e cila u anetaresua ne Bashkimin Evropian ne vitin 2007, mbetet nje nga vendet kryesore per kalimin tranzit te heroines.

Top Channel