
Qendrat e Licencimit vijne edhe me prane sipermarresve te rinj, duke zgjeruar rrjetin e sherbimeve ne qytetet kryesore te vendit.
Fale nje marreveshjeje te arritur mes Qendres Kombetare te Licencimit dhe asaj te Regjistrimit, rrjeti tashme i ngritur i QKR-se do te vihet ne dispozicion te qytetareve edhe per dhenien e licencave.
Per ministrin e Ekonomise, Prifti, ky eshte nje hap perpara ne permiresimin e klimes se biznesit.
Ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes u zhvillua dje paradite ne ambientet e zyrave qendrore te QKL-se, ku ishin te pranishem edhe zyrtare te USAID-it dhe bizneset.
Nderthurja e procesit te regjistrimit me licencimin parashikon ta lehtesoje me shume planin e nje biznesi qe kerkon te zhvillohet.
Jo vetem kaq, por ne planet e ministrit te Ekonomise eshte edhe hapja e zyrave te tjera “one-stop-shop” per sektorin energjetik dhe ne ate minerar.
Nje mase e tille eshte pershendetur edhe nga perfaqesues te USAID-it ne vend, po ashtu edhe grupimet e biznesit.
Marreveshjen mes QKR-se dhe QKL-se e falenderuan edhe bizneset, te cilet shpresojne qe klima per zhvillimin ekonomik te permiresohet.
Top Channel