
Per dite te tera punonjeset e ndermarrjes se Gjelberimit dhe Pastrimit ne Patos, pushtuan sallen e Keshillit Bashkiak.
Ndersa te majte dhe te djathte po perplaseshin per postin e kreut bashkiak, punonjeset kerkonin pagat e tyre te padhena prej dy muajsh. Vito Hoxha eshte nje prej punonjeseve qe ka protestuar cdo dite per pagat, ajo duhet te merrte 16 mije leke ne muaj dhe ky eshte i vetmi burim jetese per familjen dhe dy vajzat e saj.
Varferia ne kete banese eshte e dukshme dhe gruaja thote se nuk ka asnje mundesi per te perballuar jetesen per veten dhe femijet e saj. “Mezi i prisnim ato leke, femijet presin buken e gojes. Jane shume te nevojshme se ato te ardhura kemi. Femijet e mi kane vite qe nuk kane bere Vitin e Ri”, thote Vito Hoxha.
Nje prej protestuese eshte edhe Kadife Banaj, e cila ka kerkuar me ngulm nga keshilltaret marrjen e pagave te prapambetura. “Nuk kisha cfare te beja me. Femijet ishin pa buken e gojes. Nuk kemi asgje, po marrim me lista. Do vazhdojme deri ne greve urie”, thote ajo. Frika se mund te humbin edhe vendin e punes, i detyron keto gra qe edhe pse nuk marrin pagen te dalin cdo dite ne pune me shpresen se perplasjet politike ne Keshillin Bashkiak, do perfundojne dhe ceshtja e tyre te zgjidhet.
Top Channel