Papandreu: Masa drastike kunder krizes

15/12/2009 03:15

Duke filluar dialogun me perfaqesuesit e shoqerise greke,te partive politike dhe  sindikalisteve, kryeministtri grek Papandreu ka shpallur kuadrin e masave me te cilat vendi do te dale nga gjendja teper e veshtire ekonomike ne te cilen ndodhet.

“Brenda tre muajve te ardhshem do te marrim ato masa te cilat nuk i morem per dhjetevjecare te tere”, eshte shprehur gjate fjales se tij Papandreu.

Papandreu ka dhene diagramen kohore te ketyre ndryshimeve,  te cilat i ka quajtur jo meremetime te vogla, por operacione radikale, duke theksuar rrezikun e zhyjtes se vendit ne borxhe nese ato nuk do te zbatohen. Ai ka shpallur ndryshimet te cilat do te kryhen ne cdo sektor per te krijuar nje shtet me vlera si transparenca, dhenia e llogarise para shoqerise, besueshmeria, cilesia ,demokracia, aleanca ,mbrojtja e te drejtave njerezore.

Brenda tre muajve do te merren masa dhe do te votohen projektligje per te ndihmuar qytetaret e mbytur ne borxhe, per mbeshtetjen e bizneseve te vogla dhe krijimin e bizneseve te rejave, brenda vetem 15 diteve ashtu si ne BE do te kete nje terren me te pershtatshem per rritjen e investimeve, shfrytezimin me te madh te porteve detare te vendit, do krijohet nje fond per rimbursimin e ekonomise.

Midis masave nje vend te rendesishem zene edhe lufta ndaj krimit ekonomik, ndaj tregetise se paligjshme te karburantit, ndaj korrupsionit dhe shperdorimit ne aparatin shteteror.

Duke folur per rrezikun e shperberjes se skemave te pensioneve, kur ne vend ka me shume se 1.1 milion te punesuar te pasiguruar, midis tyre, 45% emigrante te huaj, Papandreu ka theksuar forcimin e kontrollit dhe masa te rrepta per punedhenesit qe zbatojne punen e zeze.

“Tregu i punes nuk eshte treg sklleverish. Emigranti nuk duhet te denohet duke mos i rinovuar lejen, kur punedhenesi i tij nuk i paguan sigurimet shoqerore”, ka shtuar me tej Papandreu.

Ajo qe ka shkaktuar reagime pozitive pervec uljes se rrogave dhe shperblimeve per drejtues te sektorit shteteror me te ardhura mbi 2000 euro ne muaj, ka qene edhe tatimi me 90% mbi fitimin  te bonove te shperblimit per menaxheret e bankave private.

Brenda 2010  ka thene  Papandreu deficiti shteteror do te ulet me 4% dhe pas kater vitesh do te vije ne nivelin prej 3% qe kerkon edhe BE-ja, nga  12% qe eshte tani.

Ashtu sic vlereson shtypi i huaj, nen presionin gjithnje e me te madh te BE-se per zbatimin sa me te shpejte te ketyre masave si dhe te agjensive te huaja financiare te vleresimit, duket se ne keto momente Athina zyrtare nuk i trembet aq shume zemerimit te zotave te Olimpit se sa atij te Brukselit.

Top Channel