
“Futbolli im eshte ai anglez”. Tifozet e kane lexuar dhe rilexuar deklaraten e trajnerit zikalter Zhoze Murinjo, e dhene per te perditshmen autoritare “The Times”, qe me pas do te perfundonte ne librin e Ser Aleks Ferguson, trajnerit-ikone te Mançester Junajtid.
Ne nje prospektive afatgjate, Murinjo kishte thene se deshironte nje projekt si ai qe “Red Devils”-at kane nisur ne mesin e viteve ‘90 e deri tani, ose me sakte nje pankine ku te beje historine e klubit dhe te futbollit europian: vete portugezi e ka perkufizuar Fergusonin si trajneri me i mire ne bote (nuk dihet nese e ka perfshire veten apo jo), duke lene te nenkuptohet se ne Itali nuk eshte e mundur te rikrijosh te njejtin sistem per shkak te rezultateve, i pari dhe i vetmi gjykim i punes se nje trajneri.
Vlejne me shume fitoret, se sa nje projekt afatgjate, prandaj Murinjo deshiron te ike nga Italia. Gazetat dhe gazetaret e kane lodhur, mjafton te mendosh per intervistat para dhe pas ndeshjes me Rubin Kazan ose skenat e se dieles me gazetarin Andrea Ramazoti te “Corriere dello Sport”.
Nje lamtumire pothuajse e qarte, te pakten ne fund te sezonit, ne rast se Interi nuk arrin te fitoje. Por edhe nese i iken nga duart Champions League. Dhe Mançester, si per Aleks Fergusonin, mund te jete nje qytet i duhur, por kete here ne krahun e Sitit. Lajmi vjen nga Anglia, me 10 milione sterlina ne vit, qe sheiket jane gati t‘ia garantojne “Special One”-it, te paharruar nga britaniket dhe mediat ishullore pas sezoneve me Çelsin.
Sheiku Mansur bin Zajed Al Nahyan ka vendosur te ndertoje nje superskuader dhe luzitani mund te jete trajneri ideal, nese Mark Hjuxhs nuk do te mundej te arrinte te pakten vendin e katert ne klasifikim: pa Liverpulin, tashme shume mbrapa, kualifikimi eshte i mundur. Por mund te mos mjaftoje, me gjithe respektin per Murinjon, qe do te kthehej te futbolli i tij, ai anglez.
Ndersa trajneri portugez eshte bere protagonist i sharjeve dhe shtyrjes se gazetarit te “Corriere dello Sport”. Dje ka reaguar presidenti Morati, i cili me pare ka komentuar incidentin e Silvio Berluskonit. “Me vjen me te vertete keq. eshte shume e rende, ndiej keqardhje te sinqerta”. Per sa i perket Murinjos, Morati eshte shprehur: per momentin nuk preferoj ta komentoj, sepse nuk i kam te gjitha elementet per te gjykuar”, ka theksuar ai ne lidhje me episodin. Unioni i shtypit sportiv italian (USSI) ka kerkuar nderhyrjen energjike te padronit te Interit, por ky i fundit synon te jete me i permbajtur ne gjykimin e tij.
Top Channel