Kosove, sot verifikimi i votave me kusht

15/12/2009 14:05

Qendra e Numerimit dhe e Rezultateve gjate dites se sotme do te nise procesin e verifikimit te votave me kusht.

Lajmin e ka bere te ditur koordinatori i kesaj qendre, Burim Ahmetaj, sipas te cilit per shkak te transparences se procesit, KQZ-ja dhe perfaqesuesit e te gjitha partive politike do te jene te pranishem gjate procesit.

Numerimi dhe verifikimi i votave me kusht eshte cilesuar si percaktues per rezultatin perfundimtar ne komunen e Prizrenit, ku LDK dhe PDK pretendojne per fitore.

Nderkohe, perfaqesues te organizatave joqeveritare, te cilet e kane monitoruar ecurine e raundit te dyte te zgjedhjeve lokale qe u zhvillua te dielen, kane njoftuar se jane rreth 1600 vota me kusht.

Top Channel