Korce, proteste e invalideve
15/12/2009 12:10
Invalide dhe familjare te tyre protestuan ne qytetin e Korces per shkak te mosmarrjes se pageses se ndihmes ekonomike qe perfitojne nga shteti.
Ata jane mbledhur para prefektures dhe bashkise se qytetit per te shprehur pakenaqesine e tyre. Pergjigjia qe kane marre eshte moscelja e fondeve nga ana e Ministrise se Financave.
Ne Korce jane 3220 persona qe trajtohen me kete pagese e cila edhe aq sa eshte, nuk mund t’u siguroje jetesen. Nderkohe qe kane 2 muaj pa marre kete perkrahje sociale.
Top Channel