
Pas paraqitjes se mire ne tre ndeshjet e fundit eliminatore te boterorit per edicionin e sapoperfunduar, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur te coje deri ne fund kontraten qe ka firmosur ne mesin e ketij viti me trajnerin kuqezi Josip Kuzhe.
Kroati kishte firmosur me FSHF-n ne maj te ketij viti nje kontrate 1-vjecare, me nje klauzole sipas se ciles ne rast te rezultateve pozitive do te shtyhej edhe me 1 vit e gjysme tjeter.
Ne prag te ndeshjes se fundit te fazes se grupeve me Danimarken, presidenti i Federates Armand Duka konfirmoi se Kuzhe do te kete nje rinovim kontrate.
Komiteti ekzekutiv i mbledhur diten e marte mes te tjerave ka miratuar edhe shtyrjen e kontrates se trajnerit Kuzhe deri ne fund te vitit 2011.
Kontrata qe kishte aktualisht kroati perfundonte ne maj te vitit te ardhshem, nderkohe qe pas majit, me shtyrjen e kontrates per Josip Kuzhe do te kete dhe nje rishikim te pages, ne mbi 10 mije euro ne muaj.
Top Channel