Festat, shperblime modeste

15/12/2009 14:35

Nga zyra e shtypit e kryeministrit vijne dy lajme qe prekin direkt buxhetoret dhe pensionistet.

Lajmi i mire eshte se buxhetoreve dhe pensionisteve mund t’u shperndahet shperblim per Vitin e Ri. Por lajmi me pak i mire eshte se ky shperblim mund te jete modest.

Sipas njoftimit zyrtar te zyres se shtypit te kryeministrit, sot shefi i qeverise i kerkoi ministrit te Financave dhe drejtuesve te Institutit te Sigurimeve Shoqerore qe buxhetoreve dhe pensionisteve te mund t’u jepet nje shperblim fundviti, sado modest qe te jete ai.

Perfaqesuesit e Ministrise se Financave dhe te Institutit te Sigurimeve Shoqerore e njohen Kryeministrin me veshtiresite e diktuara nga kriza per realizimin e shperblimit te ketij viti. Por nga ana tjeter, u mor persiper te shqyrtohen te gjitha mundesite per realizimin e porosise se Kryeministrit.

Ne Shqiperi numerohen rreth 100 mije te punesuar ne sektorin shteteror dhe 540 mije pensioniste. Nje dite me pare, ne Kuvendin e 9-te Partise demokratike, kryeministri Berisha u zotua te realizoje ne muajin qershor rritjen me te madhe te rrogave dhe pensioneve ne Shqiperi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta