ERE miraton shtrenjtimin e energjise me 13%

15/12/2009 12:00

Enti Rregullator i Energjise miratoi shtrenjtimin e energjise elektrike, sipas kerkeses se paraqitur nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes, OSSH.

Kjo kompani tashme e privatizuar paraqiti prane ERE kerkesen per nje rritje mesatare te cmimit te energjise me 24 perqind por ERE ka miratuar nje rritje mesatare prej 13 perqind.

Per kategorite e familjareve qe konsumojne deri ne 300 kilovat ore energji elektrike ne muaj nga 7 leke per kilovat do te paguajne 7.7 leke per kilovat.

Ndersa kategorite e familjareve qe konsumojne mbi 300 kilovat ne muaj nga 12 leke per kilovat tani do te paguajne 13.5 leke per kilovat.

Kjo rritje e re do te shtoje akoma me shume faturen e energjise elektrike per cdo familje. Drejtuesit e OSSH nje dite me pare paraqiten nje kontrate te realizuar me qeverine qe parashikonte rritjen dyshifrore te cmimit te energjise per pese vjet rrjesht.

Kjo kontrate eshte realizuar ne momentin e blerjes se OSSH nga ceket e CEZ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA