
Ka humbur vendin ne formacionin titullar te Kievo, por nje gje e tille duket se nuk e ka demtuar psikologjikisht Erjon Bogdanin.
Sulmuesi shqiptar, i cili qendroi ne stol ne sfiden qe veronezet fituan 2-1 me Fiorentinen, eshte shfaqur aktiv ne jeten e nates. 32-vjeçari e ka kaluar mbremjen e se dieles duke u argetuar ne diskon e famshme milaneze, “Hollywood”, e cila eshte shnderruar ne pike takimi per futbollistet, ish-futbollistet dhe yjet e televizionit.
Perveç nje pjese te lojtareve dhe stafit teknik te Palermos, qe ka festuar fitoren 2-0 me Milanin, i pranishem ishte edhe sulmuesi i Kaljarit, Alesandro Matri, i shoqeruar nga disa shoke skuadre dhe ish-sulmuesi i Kombetares italiane, Kristian Vieri.
Emra te tjere te njohur ne diskoteke ishin edhe Aida Jespika, moderatorja Eleonor Kazalenjo, velina e “Striscia la Notizia” (versioni italian i “Fiks Fare”), Federika Narxhi dhe disa ish-konkurrente te “Grande Fratello” (“Big Brother” italian).
Top Channel