
Demokratet kishin menduar t’i jepnin pamjen e nje feste kuvendit te tyre zgjedhor, perligjur kjo zgjedhje edhe nga fakti se vetem pese muaj me pare qytetaret i votebesuan edhe nje mandat te dyte.
Ne hollin e Pallatit te Kongreseve vihej re entuziazmi i delegateve te ardhur nga te gjitha rrethet dhe perfaqesuesve te partise ne qender.
Pavaresisht pjesemarrjes se madhe te delegateve, te cilet votuan kryetarin e partise dhe anetaret e Keshillit Kombetar, kaosi ne hollin e jashtem çuditerisht dukej i organizuar.
Buzeqeshjet dhe shtensionimi dukej se vinin edhe nga fakti se kryetari prej 19 vitesh ne PD, Sali Berisha, nuk kishte kundershtar ne garen e djeshme.
Nisur nga kjo, Kuvendi i djeshem nuk i ngjante nje arene, ku mbeshtetesit e seciles pale shikojne ftohte palen tjeter, perkundrazi demokratet dukeshin te bashkuar dhe te kenaqur per fitoren e vetem pak muajve me pare.
Ashtu si edhe ne Kuvendin zgjedhor te vitit 2005, organizatoret kishin vendosur te perdornin stilin e republikaneve amerikane per menyren e vendosjes se delegateve ne salle, duke i caktuar emrin e rrethit ne pjesen e vendosjes se tyre.
Perpara nisjes se tij, ne monitoret e skenes, organizatoret kishin vendosur te shfaqnin nje dokumentar, i cili niste me protestat e studenteve 19 vite me pare dhe perfundonte me inaugurimin e rruges Durres-Kukes nga ana e Kryeministrit Berisha.
Pergjate ketyre kufijve vendosej edhe historia e PD-se, fillimi i vrullshem, opozita dhe me pas qeveria e integrimit.
Top Channel