Krahina e Vojvodines ka shpallur sot Kushtetuten e re qe i jep autonomi me te madhe legjislative, ekonomike dhe diplomatike nga Beogradi.

Nacionalistet serbe e kane kritikuar vendimin, qe me pare ishte miratuar nga Parlamenti i Serbise, duke e cilesuar ate si “separatist”.

Ndersa perfaqesuesit e krahines se re autonome e kane cilesuar vendimin si nje zgjidhje te problemeve te centralizimit.

“Centralizimi eshte vjeteruar dhe nuk na ka sjelle asgje te mire ne dekaden e shkuar”, ka deklaruar Bojan Pajtic, kryetar i qeverise se Vojvodines.

Top Channel