
Kryeministri Silvio Berlusconi mund te kishte humbur jeten ne sulmin e djeshem ndaj tij.
Keshtu tha ministri i Brendshem italian, Roberto Maroni, i cili analizoi bashke me drejtuesit e institucioneve te sigurise detajet e ngjarjes.
Dyshohet se goditja ndaj kryeministrit italian ka ardhur si pasoje e defekteve ne zinxhirin e sigurise, qe perbehet nga nje numer te madh truprojash.
Nje lajm per sulmin ndaj Berlusconi-t ekzistonte qe ne muajin tetor, ashtu si ne vitin 2004, kur kreu i qeverise u sulmua me nje makine fotografike.
Gjithashtu, nje tjeter mangesi eshte edhe dalja e Berlusconi-t nga makina pas goditjes, per te treguar se ishte mire, gje qe bie ndesh me protokollin e sigurise, qe parashikon largimin e personalitetit pas nje sulmi pasi mund te sulmohet me shume.
Nderkohe, ngjarja tronditese ka shkaktuar edhe konflikte mes paleve politike, te cilat akuzojne njera-tjetren per nxitje te dhunes.
Top Channel