Sllovenia: Shkupi te zgjidhe ceshtjen e emrit

14/12/2009 16:20

Sllovenia i ka bere thirrje Maqedonise qe te angazhohet seriozisht ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit, duke paralajmeruar se ajo nuk mund t’i afrohet BE-se pa zgjidhur me pare kontestin me Greqine.

Qendrimi i Lubjanes zyrtare eshte bere publik nga ambasadori slloven ne Shkup, Alen Bergant.

“Tani nuk eshte koha per ankesa, por per angazhime te metejshme jo vetem ne bisedimet qe kane te bejne me zgjidhjen e kontestit te emrit, por edhe per reformat”, ka deklaruar Bergant.

Diplomati slloven ka shtuar se Shkupi zyrtar duhet te angazhohet per plotesimin e kushteve njesoj sikur te kishte marre daten per fillimin e negociatave me BE-ne.

Top Channel