Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Rumani ka rikonfirmuar avantazhin e presidentit Trajan Basesku pas rinumerimit te votave te zgjedhjeve presidenciale.

Nga rinumerimi i 137.067 fleteve te votimit, KQZ ka vleresuar se per Baseskun kane qene 1260 vota pro, ndersa per rivalin e tij Mircea Goana 987.

Rezultatet do t’i dorezohen Gjykates Kushtetuese, e cila do te vendose per hapat e metejshem qe do te ndermerren.

Te marten e kaluar Partia Socialdemokrate kerkoi qe gjykata te pezulloje zgjedhjet, pasi sipas saj procesi i votimit eshte shoqeruar nga blerje votash dhe votim familjar.

Top Channel