Ribery do te kthehet ne fushe te shtunen

14/12/2009 16:25

Pas dy muaj e gjysme mungese afrohet kthimi ne fushe i Franck Ribery. Te shtunen ai do te jete ne formacionin e Bajernit te Mynihut ne takimin kunder Hertha-s.

Lajmin e ka bere te ditur tekniku i ekipit gjerman, Van Gaal. Ribery vuante nga nje problem me tendinen, por tani eshte gati per t’u kthyer ne javen e 17-te te Bundesliges, e fundit pas pushimeve dimerore.

Van Gaal ka saktesuar se lojtari francez do te luaje pak minuta ne sfiden mes bavarezve qe synojne kreun dhe skuadres qe tani eshte e fundit ne klasifikim.

Top Channel