Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se terheqja e trupave nga Kosova fakton permiresimin e situates se sigurise ne shtetin e ri.

Megjithate, Rasmussen ka theksuar se reduktimi i trupave nderkombetare nuk do te thote ulje te gatishmerise per te reaguar ndaj situatave problematike.

“Tranzicioni gradual i trupave te KFOR-it eshte rezultat i natyrshem i rritjes dhe normalizimit te situates se sigurise ne terren”, ka pohuar Rasmussen.

Kreret e Aleances synojne uljen ne disa mije te numrit te trupave te KFOR-it vitin e ardhshem.

Top Channel