
Komisioni hetimor i ngritur gjate fushtes elektorale ndaj kryetarit te bashkise, Edi Rama, per leje ndertimi abuzuese eshte quajtur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.
“E gjithe furia e shpifjeve te nxjerra nga nje palohetim parlamentar, me qellim elektoral, ato qe mbushen ekranet e gazetat perpara zgjedhjeve me lejet e ndertimit te Bashkise se Tiranes, eshte konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish e te drejtash kushtetuese. Por nderkohe, Sali Berisha ka ndermarre nje tjeter nisme antikushtetuese, madje ne shkelje te plote te nje vendimi qe vete Gjykata Kushtetuese nxorri pas shembjes kriminale te nenkalimit te Zogut te Zi, per te cilen qeveria e Sali Berishes i detyrohet sot e gjithe diten Bashkise se Tiranes pagesen e demit”, tha Rama.
Sali Berisha, tha Rama, po sulmon sipermarrjen e lire dhe bisneset qe financojne media kritike ndaj tij. Duke e konsideruar opoziten rrezik ai ka hapur lufte pushteteve vendore qe e perfaqesojne ate .
“I kapur mat mbi kutite e mbyllura forcerisht te 28 qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestes popullore, e cila pa asnje dyshim do te pershkallezohet me tej, ne pamundesi per t’u ofruar shqiptareve paqe, zhvillim e mireqenie, Sali Berisha ka shpallur opoziten rrezik kombetar dhe ka hapur nje lufte antikushtetuese e antiligjore me Bashkine e Tiranes e me bashkite opozitare ne teresi, si simbole te opozites e te suksesit ne qeverisje, duke synuar te terheqe vemendjen e publikut e te dekurajoje opoziten me shpifje barbare e sulme mafioze”, tha Berisha.
Rama u shpreh se kryeministri nuk do mund t;i shpetoje hapjes se kutive me shpifjet qe numeron cdo dite.
Top Channel