
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i kerkon kryeministrit Sali Berisha te hape kutite ose te largohet, pasi pushteti nuk eshte prone e tij dhe e familjes se tij.
Rama, ne nje fjalim ne nje miting te opozites zhvilluar ne Durres, deklaroi se lufta e kryeministrit kunder mafias eshte lufta mafioze e pushtetit te tij kunder sipermarresve qe me fuqine e tyre e shqetesojne Berishen.
“Ne fillim te vitit tjeter do te kthehemi ne sheshin e Tiranes shume me teper se sa ishim ne 20 nentor. Berisha po prodhon sasira balte dhe kercenimesh per opoziten, e cila sot eshte me e bashkuar se kurre per ta perballur grabitesin e 28 qershorit”, u shpreh Rama.
Shefi socialist i kerkoi kryeministrit qe te shkoje ne gjykate dhe prokurori dhe le te perballet me padite, pas deklaratave te bera vetem per te terhequr vemendjen e njerezve nga e verteta e madhe qe mban peng.
“Nuk mund ta shpallesh opoziten mafia ne vitin 2009, ne mes te Evropes. Berisha eshte i zhytur fund e krye ne borxh me ligjin dhe kushtetuten e vendit” tha Rama.
Top Channel