
Partia Socialiste ka akuzuar qeverine se ka bllokuar pagesat shtese te rreth 48 mije invalideve ne te gjithe vendin.
Sipas deputetit, Ilir Beqaj pervec bllokimit te tyre qeveria nuk ben as indeksimin e shtesave duke i lene invalidet ne meshire te fatit ne perballjen me krizen ekonomike qe po kalon vendi.
“Në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vite rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet. Janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj.
Janë 13 mijë kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar që marrin po ashtu vetem 9 mijë lekë në muaj”, tha Beqaj.
Sipas deputetit Beqaj invalidet kane jave qe protestojne por qeveria ben veshin e shurdhet duke mos dashur t’ia dije per ta.
Top Channel