OBSH, mision treditor ne Kosove

14/12/2009 12:00

Ministri i Shendetesise, Alush Gashi ka pritur ne takim dy ekspertet e Organizates Boterore te Shendetesise nga Dublini i Irlandes, te cilet nisen te henen ne Kosove nje mision vleresimi sa i perket menaxhimit klinik te Pandemise se virusit A/H1N1.

Gjate qendrimit te tyre ne Kosove, ekspertet e OBSH-se do te japin udhezime dhe rekomandime te ndryshme lidhur me menaxhimin klinik te tyre.

Ne fund te misionit tre ditor ne Kosove, ekspertet e OBSH-se, do te shqyrtojne bashke me koleget e tyre kosovare opsionet e ndryshme per te permiresuar kapacitetin ne rritje ne nivel spitalor, duke pasur parasysh edhe pervojat nga vende te tjera, do te japin disa vleresime preliminare per ate se cfare kane pare ne Kosove rreth A H1N1 dhe pas dy javesh nga perfundimi i misionit, ata do t’i paraqesin raportin misionit te Zyres se OBSH-se ne Prishtine.

Top Channel