Ne Kosove u mbyllen kutite e votimit per balotazhin ne 21 komuna, nga i cili do te percaktohen drejtuesit e pushtetit lokal ne keto rajone.

Gjate ketij raundi te dyte, procesi kaloi qetesisht dhe nuk u regjistruan incidente qe te ndikojne ne rezultatin final te zgjedhjeve. Kryeministri Hashim Thaci shpalli fitoren e partise se tij PDK-se ne 11 komuna nga 21 qe shkuan ne raundin e balotazhit ne te gjithe vendin.

Nderkohe, sipas rrjetit te organizatave joqeveritare “Demokracia ne Veprim”, Partia Demokratike  ka fituar 10 nga 21 komuna qe shkuan ne balotazh per zgjedhjet lokale. Mes tyre permendet Gjilani, Dragashi, Kacaniku, Klina, dhe Mitrovica. Ndersa LDK sipas KDI-se, ka marre Podujeven e Novoberden.

Madje KDI i jep LDK-se 6 komuna mes te cilave edhe Prizrenin ku te dyja partite si PDK ashtu dhe LDK pretendojne fitore. Ndersa AAK-se i jep Pejen Pejen, Suhareken dhe Junikun. Ne Han te Elezit ka dale fitues nje kandidat i pavarur, Shterpcen e fitoi kandidati serb. 

Top Channel