Partia Demokratike e Kosoves ka fituar ne raundin e dyte te zgjedhjeve lokale, duke marre nen kontroll shumicen e komunave, plot 15.

Sipas llogaritjeve te fundit, partia e kryeministrit Thaci ka lene pas LDK-ne qe ka marre 7 komuna dhe AAK-ne, qe ka marre te njejten numer.

Perjashtim behet per komunen e Prizrenit, per shkak te mosnumerimit ne kohe te votave. Gjithashtu, LDK ka dorezuar nje seri ankesash per parregullesite qe sipas saj jane bere ne kete komune.

Jane gjithesej 13 ankesa, mes te cilave edhe ajo e PDK-se per komunen e Dardanes. Keto ankesa do te shqyrtohen dhe me pas do te merret nje vendim.

Nderkohe, nuk ka ende asnje konfirmim per deklaratat mbi prishjen e mundshme te koalicionit mes PDK-se dhe LDK-se, si dhe zevendesimin e kesaj te fundit me AKR-ne.

Top Channel