Misioni Nderkombetar i Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Kosove, ENEMO ka konstatuar permiresime ne raundin e dyte te zgjedhjeve.

Vezhguesit nderkombetare vleresuan se ne raundin e dyte eshte permiresuar procedura e votimit dhe eshte vene re efikasitet me i madh ne numerimin e votave.

Por gjithesesi shefi i ketij misioni, Darko Aleksov ka nenvizuar se gjate procesit zgjedhor nuk kane munguar edhe parregullesite.

“Prania e gjere e votimit familjar qe eshte vrojtuar, jo vetem qe eshte kunder ligjit, por paraqet nje shkelje serioze te parimit te rendesishem te fshehtesise se votimit”, ka deklaruar Aleksov.

Top Channel