Elbasan, ashensori vret 35 vjecarin

14/12/2009 21:20

Nje 35 vjecar, babai i nje foshnje 6 muajshe, humbi jeten ne nje aksident tragjik ndersa po punonte per riparimin e nje ashensori te nje pallati ne qytetin e Elbasanit.

Sokol Jani ishte thirrur nga banoret e pallatit per shkak se ashensori nuk funksiononte.

Ndersa po punonte per riparimin e tij, nje komande e gabuar apo defekt ka bere qe ashensori te levize dhe per pasoje te prese ne mes trupin e 35 vjecarit. Ai humbi jeten ne menyre te menjehershme nga ky aksident.

Policia qe ka mberritur ne vendngjarje ka derguar trupin e tij ne morg dhe ka hapur hetimet per kete aksident tragjik.

Top Channel