
Kryeministri Sali Berisha eshte i mendimit se krize ka vetem ne Partine Socialiste.Shefi i qeverise dha nje interviste te shkurter ne studion e improvizuar te Top Channel ne Pallatin e Kongreseve ne kuader te zhvillimit te Kuvendit IX te Partise Demokratike.
Duke theksuar se nuk ka vakuum, pasi nje maxhorance mund te qeverise per shume vite edhe me votat e 75 deputeteve, Berisha theksoi se qeveria i ka te gjitha mundesite per te arritur nepermjet procedimeve anesore, qellimet e saj.
“Kjo situate nuk eshte e pazgjidhshme, pasi me ane te akteve mund te kalojne nje sere ceshtjesh, te cilat kane nevoje per tre te pestat ne kuvend”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se eshte detyruar qe te beje kompromise gjate karrieres se tij per interesa madhore dhe asnjehere per qellime personale.
Duke folur per kuvendin e PD-se, Berisha theksoi se kandidon i vetem per postin e kreut te PD-se, pasi ne kushtet ne te cilat ndodhet partia dhe fitimtari eshte i sigurte, sfida per ndonje kandidat tjeter eshte shume e veshtire.
“Megjithate statusi i partise i jep mundesi dhe liri te plote cdo kandidati qe te sfidoje kreun e saj”, tha Berisha, i cili e komentoi parimin ‘nje anetar, nje vote’ si te zbatueshem kryesisht ne momente deshperimi dhe krizash.
Edhe njehere Berisha shprehu gatishmerine per te bashkepunuar me opoziten dhe per t’i garantuar asaj lirite dhe te drejtat per reformat, por maxhoranca nuk do te terhiqet nga qendrimi i saj ndaj votes se lire.
“Une nuk mund te dal mbi vendimin e gjykatave, gje te cilen kerkon te beje Rama. Nese nuk eshte dakord, ai le te vije dhe te bisedojme per ndryshime ne zgjedhjet e reja, por ne asnje menyre nuk mund te zhbehen vendimet e gjykatave, gje qe mund te sherbeje edhe si precedent ne te ardhmen”, tha Berisha.
Sipas tij, bojkoti eshte i pakuptimte, pa shkak, ne nje moment kur zgjedhjet certifikohen jo vetem nga nderkombetaret, por edhe nga 20 mije komisionere socialiste.
“Nuk mund te pranoj kushte te tilla opozites. Opozita le te vije ne kuvend, por nese zgjedh te qendroje ne rruge atehere eshte gabimi i saj”, tha Berisha.
Top Channel