Al Zawahiri: Obama po bllokon Lindjen e Mesme

14/12/2009 12:15

Al Kaeda i jep nje masazh te ri Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ne vecanti presidentit Barak Obama.

Ne rrjet eshte shperndare nje mesazh audio i numrit 2 te organizates terroriste, Ayman al Zawahiri. “Obama ka mashtruar boten arabe duke mos arritur te coje perpara bisedimet per Lindjen e Mesme”, thekson nder te tjera terroristi me origjine egjiptiane.

Ne vijim, ai shton se politika e Shtepise se Bardhe eshte nje zgjatim i kryqezatave dhe sionisteve per te mjeruar me shume myslimanet.

Top Channel