Tirane, policia godet hajdutet e bizneseve

13/12/2009 12:50

Policia e Tiranes dhe seksioni i Krimeve te Renda kane organizuar nje aksion ne shkalle te gjere ne kryeqytet te koduar me emrin “Hijet e nates” duke vene ne pranga 7 persona, pjese e nje organizate kriminale. (UPDATE)

Sipas te dhenave nga zyrtaret e forcave blu, aksioni, nje nga me te medhenjte e koheve te fundit, ka goditur nje grup kriminal te akuzuar per vjedhje dhe gjobevenie. Policia ka vene ne pranga shtate persona. Ata jane shtetasit; Elton Lika, Sajmir Kuci, Euklit Habili, Taulant Mataj, Sulejman Bakalli, Dritan Duka dhe Admir Gurri.

Grupi kriminal ka arritur te arketoje shuma te medha parash fale vjedhjeve me dhune dhe kercenimeve. Ata akuzohen se kane vjedhur disa kompjutera ne ambasaden daneze, dhe disa kompani te njohura ne vend. Vlera e vjedhur nga banda llogaritet te jete rreth 60 milione leke te reja.

Ne cilesine e provave materiale eshte sekuestruar edhe nje sasi e madhe parash. 

Top Channel