
Dje nga Sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.4 Tirane u krye arrestimi i shtetasit Shkelzen Perparim Mucollari, 20 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane, i denuar me pare, per vjedhje dhe trafikim te lendeve narkotike.
Arrestimi i tij u krye sepse ishte person i shpallur ne kerkim per vjedhje, ne bashkepunim me shume se nje here. Diten e enjte, me date 10.12.2009, rreth ores 23:00, nje grup agjentesh te sektorit kunder krimit te droges, me ne krye shefin e tyre Ervin Dalipaj, kane shkuar ne banesen e Mucollarit, por ai ka kundershtuar me dhune shoqerimin. Ne kete moment, pas nje perplasjeje, shefi i krimeve Dalipaj eshte rrezuar, duke thyer njerin krah.
Policia njofton se pas ndalimit u kryen veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojne prokurorise, per vepren penale te “vjedhjes” e kryer ne bashkepunim dhe “kundershtimit te punonjesit te policise”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 236/2 te Kodit Penal.
Top Channel