
Ne mbledhjen e fundit qeveria miratoi shtyrjen e moratoriumit per skafet. Sipas projektligjit te ri, ndalohen te gjitha levizjet e mjeteve motorike lundruese pavaresisht nga funksioni i perdorimit te mjetit.
Po ashtu, ndalohet edhe transporti i mjeteve lundruese ne rruge tokesore. Perndryshe kundravajtesi denohet me gjobe ne masen 800 mije deri ne 1 milion leke dhe me konfiskim te mjetit.
Partia socialiste vlereson se ky projektligj shkel ne menyre flagrante Kushtetuten dhe eshte deshmi e deshtimit te qeverise.
“Gjate 3 viteve, kur moratoriumi ishte ne fuqi, qeveria nuk ka zhvilluar asnje aktivitet infrastrukturor per te parandaluar trafikun e paligjshem e per kete shkak vazhdon te ndjeke rrugen me te shkurter, ate te ndalimit teresor te trafikut detar qofte edhe per turizem, duke cenuar ne thelb te drejtat dhe lirite e qytetareve te njohura nga Kushtetuta. I kerkojme Presidentit te Republikes te mos dekretoje projektligjin per moratoriumin e skafeve jo vetem se eshte absurd dhe unikal qe nuk ekziston askund ne bote por sepse shkel teresisht te drejtat dhe lirite e njeriut te njohura nga Kushtetuta, ne te kundert Partia Socialiste do kerkojme menjehere nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues te ketij ligji», u shpreh deputeti socialist, Saimir Tahiri.
Me shume se 3 vjet me pare, Levizja Socialiste per Integrim e denonte moratoriumin. Tani qe eshte ne qeverisje, ajo zotohet te reduktoje pasojat qe ai mund te kete mbi turistet shqiptare:
“Levizja Socialiste per Integrim, por dhe Qeveria do ta beje krejtesisht te pa nevojshem kete moratorium. Vendimi i qeverise per te shtyre dhe me tre vite te tjera moratoriumin e skafeve, ka si qellim per te goditur skafistet dhe jo turistet”, deklaroi sekretari me Marredheniet me Jashte i LSI-se, Edmond Haxhinasto.
Nga ana e qeverise moratoriumi mendohet si nje mase qe do te binde kancelarite europiane ne vendimin e tyre per liberalizimin e vizave me Shqiperine.
Top Channel