Me ndihmen e qendrave levizese te votimit, qytetareve shqiptare te Mitrovices se Veriut iu eshte mundesuar pjesemarrja ne raundin e dyte te zgjedhjeve lokale.

Megjithese me nje numer te ulet te pjesemarresve,  banoret shqiptar dhe boshnjak kane votuar ne nje qender te improvizuar te votimit. Ne anen tjeter, qytetaret serb qe jetojne ne veri kane perfillur thirrjen e Beogradit per bojkotim zgjedhjesh.
 
“Jemi ketu pasi po ndihmojme KQZ-ne ne procesin e votimit ne menyre qe qytetaret e te gjitha pakicave qe jetojne ne veriun e Mitrovices te ushtrojne te drejten per te votuar. Kemi ndihmuar ketu nje qender votimi shqiptare, dhe po ashtu kemi ndihmuar me qendrat levizese ne zonat me te thella te veriut”, shprehet Jusuf Ymeri komisioner i KQZ ne Lagjen e Boshnjakeve.

Nderkohe, pas ketyre zgjedhjeve qytetaret e Mitrovices se veriut dhe jugut,  presin realizimin e shume problemeve te tyre. Sipas te dhenave zyrtare te komisionareve ne Mitrovice, i gjithe procesi zgjedhor ne raundin e dyte ne kete komune ka kaluar i rregullt dhe pa ndonje incident.

Top Channel