Zhvillohet sot ne Kosove raundi i dyte i zgjedhjeve vendore. Kutite e votimit jane hapur pa shume probleme sic ishte parashikuar ne mengjes.

Ne kete proces jane thirrur te votojne rreh 1 milione kosovare, te cilet do te zgjedhin drejtusit e tyre per 21 komuna. Sipas te derguarit te Top Channel ne Kosove, qendrat e votimit jane hapur ne oren 07:00 dhe problemet e vetme jane skaktuar nga i ftohti i madh qe ka perfshire Kosoven.

Ndryshe nga parashikimet, kete raund koalicionet nuk jane bere vetem brenda maxhorances apo opozites, sepse ne disa raste, partite ne pushtet kane arritur te bien dakort me partite opozitare. Keto zgjedhje jane nje test per qeverine e drejtuar nga lideri i PDK-se, Hashim Thaci, i cili drejton edhe Qeverine e Kosoves.

Sipas zyrtareve te KQZ-se materialet e votimit jane shperndare ne kohe. Ne 198 vendvotime te Prizrenit kane mundesi te votojne perafersisht 138 mije banore me te drejte vote. Keta votues mund te zgjedhin mes Ramadan Mujes, kandidatit te PDK-se se Hashim Thacit dhe Hanefi Muharremit te LDK-se. Keto dy parti ndonese partnere ne qeverine qendrore, nuk e kane fshehur rivalitetin e madh mes tyre. Mbi te gjitha, keto dy parti kane deklaruar hapur se nga rezultati perfundimtar i zgjedhjeve varet edhe mundesia e riformulimit te Qeverise se Kosoves.

Top Channel