
Kryeministri italian Silvio Berluskoni eshte goditur ne mbremjen e sotme ne sheshin Duomo ne Milano nga nje person 42 vjecar. (UPDATE)
Agresori ka leshuar drejt kryeministrit nje statuje suvenir te Duomos se Milanos, nderkohe qe ai kalonte ne shesh duke takuar e pershendetur mbeshtetesit e tij. Mes tyre ndodhej i infiltruar edhe agresori, Masimo Tartalja, nje shtetas italian me precedente penale vetem heqje te patentes per ngarje te rrezikshme te makines.
Objekti ka goditur fytyren e kryeministrit, pamjet e gjakosura te te cilit kane bere xhiron e botes ne pak minuta.
Menjehere pas ngjarjes, kryeministri Berluskoni, eshte transportuar ne spitalin e San Rafaele, ndersa agresori i tij eshte ndaluar prej karabiniereve dhe po merret ne pyetje.
Top Channel