Iran, Khamenei: Opozita do eleminohet

13/12/2009 13:20

“Opozita do eleminohet”. Me kte deklarate te forte dhe te papritur, lideri shpirteror iranian, ajatollahu Ali Khamenei i ka dhene nje sinjal te forte forcave opozitare, duke paralajmeruar nje aksion ne shkalle te gjere per njehsimin e funksionimit te nje sistemi politik ne vend.

Gjate deklarates ne televizionin publik, kreu me i larte i besimit shi’it ne Iran, theksoi se zgjdhjet presidenciale tashme jane nje histori e shkuar qe duhe te arkivohet.

“Zgjedhjet mbaruan dhe nuk duhet te kete me protesta”, shtoi ajatollahu. Ali Khamenei akuzoi edhe disidentet per djegien e nje fotografie te ajatollahut Ruhollah Khomeini.

Top Channel