A/H1N1, nderron jete emigranti nga Vlora

13/12/2009 08:40

Kater persona kane humbur jeten deri me tani nga gripi i derrit ne Shqiperi.

Rasti me i fundit eshte ai i nje 30 vjecari nga Vlora. Ai sapo ishte kthyer nga emigracioni dhe ishte trajtuar vete ne shtepi me antibiotike. Pas disa ditesh eshte shtruar ne spital sepse nuk ka patur permiresime.

Per shkak te rendimit te gjendjes u dergua ne sanatoriumin e Tiranes ku edhe nderroi jete. Me heret ishte nje 53 vjecar nga Shkodra ai qe humbi jeten nga virusi. Mjeket sqarojne se viktima ka qendruar pese dite ne spitalin e Shkodres dhe ka  vuajtur gjate gjithe jetes se tij  nga crregullimet mendore. Instituti i Shendetit Publik raportin se  ne te dy rastet e meparshme pacientet kane vuajtur nga semundje te renda kronike, cka  ka bere qe virusi i gripit te derrit te jete agresiv.

Viktima e dyte ishte nje grua 47 vjecare edhe kjo nga Shkodra, e cila ka qendruar per pese dite e shtruar ne sanatorium pasi ka vuajtur nga mushkerite, hipertensioni dhe obeziteti. Disa dite me pare, nje burre nga Sukthi i Durresit nderroi  jete po ne sanatorium. Mjeket sqarojne se edhe ky pacient ka vuajtur nga semundje kronike te zemres dhe te prostates, cka ka renduar edhe me gjendjen e tij shendetesore.

Virusi AH1N1 eshte shume agresiv tek personat qe vuajne nga semundje kronike dhe qe jane ne gjendje te rende shendetesore. Ne te gjitha  rastet virusi ka shkaktuar komplikacione te renda ne mushkeri. Mjeket sqarojne se deri me tani jane konfirmuar 310 persona te prekur nga AH1N1. Numri i te prekurve mund te jete disa here me i larte, pasi jo per cdo rast mjeket kryejne analiza.  Ulja e temperaturave, por edhe qarkullimi i gripit sezonal po ndikon ne perkqesimin e situates shendetesore.

Top Channel