Pensionet, perfitimet e emigranteve ne Greqi e Itali

12/12/2009 09:10

Ne nje kohe kur shumica e shqiptareve punon “ne te zeze”, pa sigurime shoqerore, zgjidhja “e arte” mbetet vetem nje: sigurimi vullnetar.

Ketu nuk flitet vetem per rastet e shqiptareve qe punojne brenda territorit shqiptar, por edhe emigrantet.

Sipas Institutit te Sigurimeve Shoqerore, numri me i madh i emigranteve eshte ne vendet fqinje, Greqi dhe Itali, respektivisht me 750 mije dhe 471 mije qytetare shqiptare.

Kur nje shtetas, per nje arsye apo tjeter, nuk eshte i mbrojtur nga sigurimi i detyrueshem, ose ka periudha te kaluara te pambuluara nga sigurimi i detyrueshem, i kompenson keto vite sigurimi nepermjet skemes vullnetare te sigurimit.

Instituti i Sigurimeve Shoqerore, ne mungese te nje marreveshjeje per njohjen reciproke te periudhave te kontributeve me shtetet ku banojne emigrantet, ka pergjegjesine t’i informoje sistematikisht emigrantet per ato perfitime qe u ofron legjislacioni i sigurimeve shoqerore me vjetersine ne pune qe kane ne Shqiperi dhe per mundesine qe u jepet nepermjet sigurimit vullnetar, per plotesimin e viteve te punes, per te perfituar nje pension te plote ose te pjesshem.

Por ne baze te marreveshjeve te nenshkruara, çdo emigrant shqiptar mund te derdhe kontribute nga vendet ku jeton. “Marredhenia” do te ishte njesoj si t’i derdhte ato ne Shqiperi.

Top Channel